Punësimi Shqipëri

Oferta pune në Shqipëri Voir descriptif détaillé

Punësimi Shqipëri

Oferta pune në Shqipëri Voir descriptif détaillé

[fr]Menez à bien d'incroyables projets scientifiques ![en]GET INVOLVED WITH INCREDIBLE SCIENTIFIC PROJECTS !
[fr]Des voyages scientifiques qui changent le monde[en]SCIENCE CAMPS WHICH COULD CHANGE THE WORLD!
[fr]Des aventures hors du commun, des projets réels pour le développement durable[en]Exceptional adventures and real projects for sustainable development

Introduction

Kjo faqe është për ata që dëshirojnë të përfshihen në krijimin e Grupit të Shqipërisë të OJQ-së Objectif Sciences International.

[fr]L'Offre d'Emploi[en]The Job Offer

Aktualisht në Shqipëri është duke u zhvilluar procesi i ngritjes së Grupit Lokal OSI nga profesionistët e vendit.

Mundësitë e Angazhimit

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një punë, apo jeni ofrues shërbimi, mundesitë e punësimit dhe angazhimit të propozuara nga Grupi Lokal në Shqipëri i OJQ-ë Objectif Sciences International janë :

  • Edukimi Shkencor në Shqipëri
  • Ndërhyrja në Shkollat Shqiptare
  • Mentorim për Udhëtime Shkencore dhe në Natyrë në Shqipëri
  • Mentorim për formimin teknik në Shqipëri
  • Drejtim i Programeve të Kërkimit dhe Edukimit në Shkencat e OJQ-së OSI në Shqipëri
  • Drejtim i Programeve të Zhvillimit me Pjesëmarrje të OJQ-së OSI në Shqipëri
  • Drejtim i Programeve të Edukimit dhe Zhvillimit të Qendrushëm të OJQ-së OSI në Shqipëri

Afatet Kohore

Iniciativa që ka nisur në Shqipëri do të çojë në krijimin e aktiviteteve për publikun shqiptar. Krijimi i këtyre aktiviteteve do të çojë në krijimin e mundësive të punësimit në Shqipëri.

Ata që dëshirojnë të përfshihen në krijimin e mundësive të punësimit në vend duhet të marrin pjesë në Trajnimin e Parë « Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm ».

Afatet kohore janë si më poshtë :

  • Fund prill 2016 : Trajnimi i Parë « Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm ».
  • Fund prill 2016 : Nëse dëshironi të keni rolin e Përgjegjësit të Ekipit, të Menaxherit ose të Trajnerit, pranë OSI Shqipëri, duhet të ndiqni Trajnimin për Formimin e Menaxherëve të Programeve, që do të mbahet gjatë javës së Trajnimit të Parë.
  • Fillim qershor 2016 : Tashmë jeni integruar në Grupin e OSI Shqipëri dhe jeni pjesë e aktiviteteve të Grupit në Shqipëri.
  • Korrik 2016 - Gusht 2016 : Periudha e Programimit të aktiviteteve në Shqipëri
  • Shtator 2016 : Miratimi i aktiviteteve të para të OSI në Shqipëri.
  • Shtator 2016 - Qershor 2017 : Promovimi i anëtarëve të Grupit OSI Shqipëri.
  • Duke nisur nga janari i 2017 : Zhvillohen aktivitet e para të Grupit OSI në Shqipëri.
  • Duke nisur nga janari i 2017 : Punësimet e para për pjesëmarrësit në Trajnimin e Parë « Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm ».

Lista e Mundësive të OSI

Ekipi lokal OSI krijon :

  • Një ekip profesional, i formuar në vazhdimësi, i pavarur, që zbaton aktivitetet e OSI në vend.
  • Vende pune dhe të ardhura për ju dhe për ekonominë lokale (5 deri në 50 vende pune të krijuara).
  • Mundësi për Udhëtime Shkencore dhe në Natyrë për qytetarët e vendit tuaj.
  • Mundësi për Edukimin teknik në fushat shkencore, teknike dhe mjedisore.
  • Mundësi për Formimin pedagogjik të nivelit të lartë, për anëtarët e ekipit OSI në vendin tuaj, dhe për publikun tuaj (shkolla, universitete, etj.).
  • Mundësi për ndërhyrje në shkollat dhe unvierstitetet e vendit tuaj.
  • Një grup për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit të vendit, fal programeve që ju zbatoni si pjesë e grupit OSI në vend.
  • Një program vjetor Takimesh në vend të përqendruar në aktivitetet tuaja.
  • Akses në Konventën ndërkombëtare vjetore të OSI që mbahet në OKB, Pallati i Kombeve, në Gjenevë.

Mentorët dhe Trajnerët

Ju jeni mësues, në pozicion kërkuesi, apo udhëheqës biznesi.

Për ju, atashimi pranë Grupit OSI në vend, do të na ndihmojë të krijojmë më shpejt, e më shumë, vende pune.

Bashkohuni me ne në Trajnimin e Parë « Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm », për t’u integruar me Grupin OSI të vendit tuaj, që ju mundëson të jeni pjesë e grupit vendim-marrës në vend.


Procedurat

Për të :

  • Mbështetur krijimin e vendeve të punës si Mentor,
  • Përfituar një punë,

Ju duhet të :

Nëse dëshironi të shkoni më tej dhe të merrni përsipër përgjegjësi për krijimin e Grupit Lokal OSI, mund të :


Kontakt

Menaxherët e Krijimit të Grupit OSI në vendin tuaj do të vendosen në kontakt me ju pasi të keni plotësuar formularin e regjistrimit në Trajnimin e Parë, të cilin e gjeni në këtë faqe http://www.educateur-scientifique.com/Formation-de-Niveau-1-en-Pedagogie.html.

Për më tepër, ju mund të vendoseni në kontakt me anëtarët e tjerë të Grupit OSI në vendin tuaj duke u regjistruar në grupin në Facebook, të cilin e gjeni në këtë faqe https://www.facebook.com/groups/OSIAlbania/.

Gjithashtu ju mund të merrni informacion duke bërë të gjitha pyetjet që dëshironi.


Nos partenaires

Voir également