Accueil > Offres d'emplois > Punësimi Shqipëri
Introduction
Kjo faqe është për ata që dëshirojnë të përfshihen në krijimin e Grupit të Shqipërisë të OJQ-së Objectif Sciences International.
L'Offre d'Emploi
Aktualisht në Shqipëri është duke u zhvilluar procesi i ngritjes së Grupit Lokal OSI nga profesionistët e vendit.
Mundësitë e Angazhimit
Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një punë, apo jeni ofrues shërbimi, mundesitë e punësimit dhe angazhimit të propozuara nga Grupi Lokal në Shqipëri i OJQ-ë Objectif Sciences International janë :
- Edukimi Shkencor në Shqipëri
 - Ndërhyrja në Shkollat Shqiptare
 - Mentorim për Udhëtime Shkencore dhe në Natyrë në Shqipëri
 - Mentorim për formimin teknik në Shqipëri
 - Drejtim i Programeve të Kërkimit dhe Edukimit në Shkencat e OJQ-së OSI në Shqipëri
 - Drejtim i Programeve të Zhvillimit me Pjesëmarrje të OJQ-së OSI në Shqipëri
 - Drejtim i Programeve të Edukimit dhe Zhvillimit të Qendrushëm të OJQ-së OSI në Shqipëri
 
Afatet Kohore
Iniciativa që ka nisur në Shqipëri do të çojë në krijimin e aktiviteteve për publikun shqiptar. Krijimi i këtyre aktiviteteve do të çojë në krijimin e mundësive të punësimit në Shqipëri.
Ata që dëshirojnë të përfshihen në krijimin e mundësive të punësimit në vend duhet të marrin pjesë në Trajnimin e Parë « Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm ».
Afatet kohore janë si më poshtë :
- Fund prill 2016 : Trajnimi i Parë « Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm ».
 - Fund prill 2016 : Nëse dëshironi të keni rolin e Përgjegjësit të Ekipit, të Menaxherit ose të Trajnerit, pranë OSI Shqipëri, duhet të ndiqni Trajnimin për Formimin e Menaxherëve të Programeve, që do të mbahet gjatë javës së Trajnimit të Parë.
 - Fillim qershor 2016 : Tashmë jeni integruar në Grupin e OSI Shqipëri dhe jeni pjesë e aktiviteteve të Grupit në Shqipëri.
 - Korrik 2016 - Gusht 2016 : Periudha e Programimit të aktiviteteve në Shqipëri
 - Shtator 2016 : Miratimi i aktiviteteve të para të OSI në Shqipëri.
 - Shtator 2016 - Qershor 2017 : Promovimi i anëtarëve të Grupit OSI Shqipëri.
 - Duke nisur nga janari i 2017 : Zhvillohen aktivitet e para të Grupit OSI në Shqipëri.
 - Duke nisur nga janari i 2017 : Punësimet e para për pjesëmarrësit në Trajnimin e Parë « Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm ».
 
Lista e Mundësive të OSI
Ekipi lokal OSI krijon :
- Një ekip profesional, i formuar në vazhdimësi, i pavarur, që zbaton aktivitetet e OSI në vend.
 - Vende pune dhe të ardhura për ju dhe për ekonominë lokale (5 deri në 50 vende pune të krijuara).
 - Mundësi për Udhëtime Shkencore dhe në Natyrë për qytetarët e vendit tuaj.
 - Mundësi për Edukimin teknik në fushat shkencore, teknike dhe mjedisore.
 - Mundësi për Formimin pedagogjik të nivelit të lartë, për anëtarët e ekipit OSI në vendin tuaj, dhe për publikun tuaj (shkolla, universitete, etj.).
 - Mundësi për ndërhyrje në shkollat dhe unvierstitetet e vendit tuaj.
 - Një grup për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit të vendit, fal programeve që ju zbatoni si pjesë e grupit OSI në vend.
 - Një program vjetor Takimesh në vend të përqendruar në aktivitetet tuaja.
 - Akses në Konventën ndërkombëtare vjetore të OSI që mbahet në OKB, Pallati i Kombeve, në Gjenevë.
 
Mentorët dhe Trajnerët
Ju jeni mësues, në pozicion kërkuesi, apo udhëheqës biznesi.
Për ju, atashimi pranë Grupit OSI në vend, do të na ndihmojë të krijojmë më shpejt, e më shumë, vende pune.
Bashkohuni me ne në Trajnimin e Parë « Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm », për t’u integruar me Grupin OSI të vendit tuaj, që ju mundëson të jeni pjesë e grupit vendim-marrës në vend.
Procedurat
Për të :
- Mbështetur krijimin e vendeve të punës si Mentor,
 - Përfituar një punë,
 
Ju duhet të :
- regjistroheni nëTrajnimin e Parë « Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm » që do të mbahet në vendin tuaj, duke konsultuar këtë faqe : http://www.educateur-scientifique.com/Formation-de-Niveau-1-en-Pedagogie.html
 - paraqisni kandidaturën tuaj për pozicionin e Edukatorit Shkencor në vendin tuaj : http://www.educateur-scientifique.com/Postes-a-pourvoir-Animateur-et.html
 
Nëse dëshironi të shkoni më tej dhe të merrni përsipër përgjegjësi për krijimin e Grupit Lokal OSI, mund të :
- konsultoni faqen http://www.objectif-sciences-international.org/How-to-Create-an-OSI-Local-Group.html
 - regjistroheni në Grupin e Diskutimit për të mësuar mbi zhvillimet e projektit, dhe për të qenë në dijeni mbi zhvillimet e fundit : https://www.facebook.com/groups/OSIAlbania/
 
Kontakt
Menaxherët e Krijimit të Grupit OSI në vendin tuaj do të vendosen në kontakt me ju pasi të keni plotësuar formularin e regjistrimit në Trajnimin e Parë, të cilin e gjeni në këtë faqe http://www.educateur-scientifique.com/Formation-de-Niveau-1-en-Pedagogie.html.
Për më tepër, ju mund të vendoseni në kontakt me anëtarët e tjerë të Grupit OSI në vendin tuaj duke u regjistruar në grupin në Facebook, të cilin e gjeni në këtë faqe https://www.facebook.com/groups/OSIAlbania/.
Gjithashtu ju mund të merrni informacion duke bërë të gjitha pyetjet që dëshironi.

   
   
            











