Home > Offres d'emplois > Punësimi Shqipëri
Introduction
Kjo faqe është për ata që dëshirojnë të përfshihen në krijimin e Grupit të Shqipërisë të OJQ-së Objectif Sciences International.
The Job Offer
Aktualisht në Shqipëri është duke u zhvilluar procesi i ngritjes së Grupit Lokal OSI nga profesionistët e vendit.
Mundësitë e Angazhimit
Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një punë, apo jeni ofrues shërbimi, mundesitë e punësimit dhe angazhimit të propozuara nga Grupi Lokal në Shqipëri i OJQ-ë Objectif Sciences International janë:
- Edukimi Shkencor në Shqipëri
- Ndërhyrja në Shkollat Shqiptare
- Mentorim për Udhëtime Shkencore dhe në Natyrë në Shqipëri
- Mentorim për formimin teknik në Shqipëri
- Drejtim i Programeve të Kërkimit dhe Edukimit në Shkencat e OJQ-së OSI në Shqipëri
- Drejtim i Programeve të Zhvillimit me Pjesëmarrje të OJQ-së OSI në Shqipëri
- Drejtim i Programeve të Edukimit dhe Zhvillimit të Qendrushëm të OJQ-së OSI në Shqipëri
Afatet Kohore
Iniciativa që ka nisur në Shqipëri do të çojë në krijimin e aktiviteteve për publikun shqiptar. Krijimi i këtyre aktiviteteve do të çojë në krijimin e mundësive të punësimit në Shqipëri.
Ata që dëshirojnë të përfshihen në krijimin e mundësive të punësimit në vend duhet të marrin pjesë në Trajnimin e Parë “Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm”.
Afatet kohore janë si më poshtë:
- Fund prill 2016: Trajnimi i Parë “Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm”.
- Fund prill 2016: Nëse dëshironi të keni rolin e Përgjegjësit të Ekipit, të Menaxherit ose të Trajnerit, pranë OSI Shqipëri, duhet të ndiqni Trajnimin për Formimin e Menaxherëve të Programeve, që do të mbahet gjatë javës së Trajnimit të Parë.
- Fillim qershor 2016: Tashmë jeni integruar në Grupin e OSI Shqipëri dhe jeni pjesë e aktiviteteve të Grupit në Shqipëri.
- Korrik 2016 - Gusht 2016: Periudha e Programimit të aktiviteteve në Shqipëri
- Shtator 2016 : Miratimi i aktiviteteve të para të OSI në Shqipëri.
- Shtator 2016 - Qershor 2017: Promovimi i anëtarëve të Grupit OSI Shqipëri.
- Duke nisur nga janari i 2017: Zhvillohen aktivitet e para të Grupit OSI në Shqipëri.
- Duke nisur nga janari i 2017: Punësimet e para për pjesëmarrësit në Trajnimin e Parë “Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm”.
Lista e Mundësive të OSI
Ekipi lokal OSI krijon:
- Një ekip profesional, i formuar në vazhdimësi, i pavarur, që zbaton aktivitetet e OSI në vend.
- Vende pune dhe të ardhura për ju dhe për ekonominë lokale (5 deri në 50 vende pune të krijuara).
- Mundësi për Udhëtime Shkencore dhe në Natyrë për qytetarët e vendit tuaj.
- Mundësi për Edukimin teknik në fushat shkencore, teknike dhe mjedisore.
- Mundësi për Formimin pedagogjik të nivelit të lartë, për anëtarët e ekipit OSI në vendin tuaj, dhe për publikun tuaj (shkolla, universitete, etj.).
- Mundësi për ndërhyrje në shkollat dhe unvierstitetet e vendit tuaj.
- Një grup për zgjidhjen e problemeve të zhvillimit të vendit, fal programeve që ju zbatoni si pjesë e grupit OSI në vend.
- Një program vjetor Takimesh në vend të përqendruar në aktivitetet tuaja.
- Akses në Konventën ndërkombëtare vjetore të OSI që mbahet në OKB, Pallati i Kombeve, në Gjenevë.
Mentorët dhe Trajnerët
Ju jeni mësues, në pozicion kërkuesi, apo udhëheqës biznesi.
Për ju, atashimi pranë Grupit OSI në vend, do të na ndihmojë të krijojmë më shpejt, e më shumë, vende pune.
Bashkohuni me ne në Trajnimin e Parë “Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm”, për t’u integruar me Grupin OSI të vendit tuaj, që ju mundëson të jeni pjesë e grupit vendim-marrës në vend.
Procedurat
Për të:
- Mbështetur krijimin e vendeve të punës si Mentor,
- Përfituar një punë,
Ju duhet të:
- regjistroheni nëTrajnimin e Parë “Shkencat e Edukimit për Projektet e Aplikuara dhe Kërkimin Pjesëmarrës për Zhvillimin e Qendrueshëm” që do të mbahet në vendin tuaj, duke konsultuar këtë faqe: http://www.educateur-scientifique.com/Formation-de-Niveau-1-en-Pedagogie.html
- paraqisni kandidaturën tuaj për pozicionin e Edukatorit Shkencor në vendin tuaj: http://www.educateur-scientifique.com/Postes-a-pourvoir-Animateur-et.html
Nëse dëshironi të shkoni më tej dhe të merrni përsipër përgjegjësi për krijimin e Grupit Lokal OSI, mund të:
- konsultoni faqen http://www.objectif-sciences-international.org/How-to-Create-an-OSI-Local-Group.html
- regjistroheni në Grupin e Diskutimit për të mësuar mbi zhvillimet e projektit, dhe për të qenë në dijeni mbi zhvillimet e fundit: https://www.facebook.com/groups/OSIAlbania/
Kontakt
Menaxherët e Krijimit të Grupit OSI në vendin tuaj do të vendosen në kontakt me ju pasi të keni plotësuar formularin e regjistrimit në Trajnimin e Parë, të cilin e gjeni në këtë faqe http://www.educateur-scientifique.com/Formation-de-Niveau-1-en-Pedagogie.html.
Për më tepër, ju mund të vendoseni në kontakt me anëtarët e tjerë të Grupit OSI në vendin tuaj duke u regjistruar në grupin në Facebook, të cilin e gjeni në këtë faqe https://www.facebook.com/groups/OSIAlbania/.
Gjithashtu ju mund të merrni informacion duke bërë të gjitha pyetjet që dëshironi.